Produktet

Prodhime stoku dhe Përgatesa Farmaceutike

Lekli Pharma është lider në prodhimin e “barit specifik për pacientin”, mbështetur në FARMAKOPENË EUROPIANE 9.3 (Shtojca) 01/2018:2619, referuar përgatesave farmaceutike si barna të licensuara dhe të kontrolluara nga autoritetet kompetente, si dhe ato për barna qe prodhohen për nevoja specifike për çdo pacient, duke zbatuar rregullat e legjislacionit vendas.

Ne përgatisim 2 kategori të përgatesave farmaceutike:

  • Përgatesa të përgatitura nga farmacisti, pra përgatesa farmaceutike të prodhuara në mënyrë individuale për një pacient ose grup pacientësh specifikë, që jepet pas përgatitjes;
  • Prodhime Stoku, pra përgatesa farmaceutike të prodhuara paraprakisht dhe të ruajtura deri në momentin e marrjes së kërkesës për to.

Lekli Pharma prodhon për çdo pacient që ka një nevojë të veçantë dhe përgatitja behet duke u bazuar në “Barin Specifik për Pacientin”. Ky produkt mbështetet në recetën e mjekut dhe jepet sipas kërkesës se pacientit, klinikës ose spitalit. Nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore dhe moderne si dhe me një ekip profesionistesh të aftë në këtë fushë, i sigurojmë pacientët që kanë nevojë për “barna specifike për pacientin” se ato janë të prodhuara në përputhje me të gjitha kriteret profesionale dhe ato të përcaktuara nga ligji.

Barnat e lëngshme për përdorim nga goja shpeshherë përgatiten nga farmacisti për shkak të mungesës së formulimeve të licensuara për grupmoshat e vogla dhe të moshuarit, të cilët nuk janë në gjendje të gëlltisin tabletat ose kapsulat, apo doza e dhënë për ta është më e vogël se doza që përmbajnë tabletat ose kapsulat.

Përgjegjësia jonë është të garantojmë që bari është i sigurt dhe i efektshëm.

Përgatesat e gatshme të stokut shpeshherë iu jepen pacientëve më të rrezikuar në spitale dhe në komunitet (për shembull, të sapolindurit, fëmijët, pacientët e moshuar, viktimat e goditjes (stroke), pacientët me tub ushqimi).

Ky projekt është mbështetur nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, nën kontrollin e Agjencisë së Barnave, duke i dhënë mundësinë Grupit të Cilësisë së Punës të Lekli Pharma (GCPLPH) që të përgatisin përgatesat e stokut. Grupi i Cilësisë së Punës i Lekli Pharma, që ka për detyrë përgatitjen ose sigurimin e “barit specifik për pacientin”, ndërmerr përgjegjësinë për të siguruar që bari është me cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e duhur.

Ne mundësojmë që çdo pacient të marrë trajtim të personalizuar



Ne jemi një kompani farmaceutike prodhuese dhe objektivi ynë është të plotësojmë nevojat specifike e papërmbushura të tregut. Teknikët tanë shumë të kualifikuar bëjnë të mundur nxjerrjen sa më parë të produktit në treg.


Ne prodhojmë:

1. Barna oficinale
2. Barna me përshkrim specifik
3. Përgatese farmaceutike – përgatesë stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (solucione për përdorim oral, tableta, kapsula etj.)
1
Lekli Pharma Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
Fax: +355 42 374518
2
Lekli Pharma Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
Lekli Pharma Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
Lekli Pharma Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account