SPINACORDYL L përmban substancë active baklofen, i cili përdoret për:
- trajtimin e kontraktimeve të muskujve, të shkaktuara nga dëmtimi i palcës kurrizore;
- lehtësimin e kontraktimit të muskujve të vullnetshëm, të shkaktuar nga: skleroza multiple, dëmtime të tjera, si psh. tumor i palcës kurrizore, syringomyelia (një çrregullim i rrallë ku një kist formohet në palcën kurrizore), sëmundja e neuroneve motorike mielitis transvers;
- trajtimin e kontraktimeve të muskujve skeletikë të shkaktuara nga çrregullimet reumatike;
- lehtësimin e kontraktimeve të muskujve te vullnetshem tek të rriturit dhe fëmijët, të shkaktuara nga aksidente cerebrovaskulare, paraliza cerebrale, meningjiti, dëmtime traumatike të kokës.