LEKLI sh.p.k është lider në prodhimin e “barit specifik për pacientin”, mbështetur në FARMAKOPENË EUROPIANE 9.3 (Shtojca) 01/2018:2619, referuar përgatesave farmaceutike si barna të licensuara dhe të kontrolluara nga autoritetet kompetente, si dhe ato për barna qe prodhohen për nevoja specifike për çdo pacient, duke zbatuar rregullat e legjislacionit vendas.
Ne përgatisim 2 kategori të përgatesave farmaceutike:
LEKLI sh.p.k prodhon për çdo pacient që ka një nevojë të veçantë dhe përgatitja behet duke u bazuar në “Barin Specifik për Pacientin”. Ky produkt mbështetet në recetën e mjekut dhe jepet sipas kërkesës se pacientit, klinikës ose spitalit. Nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore dhe moderne si dhe me një ekip profesionistesh të aftë në këtë fushë, i sigurojmë pacientët që kanë nevojë për “barna specifike për pacientin” se ato janë të prodhuara në përputhje me të gjitha kriteret profesionale dhe ato të përcaktuara nga ligji.
Barnat e lëngshme për përdorim nga goja shpeshherë përgatiten nga farmacisti për shkak të mungesës së formulimeve të licensuara për grupmoshat e vogla dhe të moshuarit, të cilët nuk janë në gjendje të gëlltisin tabletat ose kapsulat, apo doza e dhënë për ta është më e vogël se doza që përmbajnë tabletat ose kapsulat.
Përgjegjësia jonë është të garantojmë që bari është i sigurt dhe i efektshëm.
Përgatesat e gatshme të stokut shpeshherë iu jepen pacientëve më të rrezikuar në spitale dhe në komunitet (për shembull, të sapolindurit, fëmijët, pacientët e moshuar, viktimat e goditjes (stroke), pacientët me tub ushqimi).
Ky projekt është mbështetur nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, nën kontrollin e Agjencisë së Barnave, duke i dhënë mundësinë Grupit të Cilësisë së Punës të LEKLI sh.p.k (GCPLPH) që të përgatisin përgatesat e stokut. Grupi i Cilësisë së Punës i LEKLI sh.p.k, që ka për detyrë përgatitjen ose sigurimin e “barit specifik për pacientin”, ndërmerr përgjegjësinë për të siguruar që bari është me cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e duhur.