Leonalidomidi (i njohur ndryshe si CC-5013), një derivat oral i thalidomidit, është një agjent antineoplastik që shfaq veprime antitumoral nëpërmjet një sërë mekanizmash, që përfshijnë aktivizimin e sistemit imunitar, frenimin e angiogjenezës, dhe efekte të drejtpërdrejta antineoplastike.
Ai është studiuar gjerësisht për trajtimin e mielomës multiple dhe sindromës mielodisplastike, si dhe e çrregullimeve limfoproliferative që përfshijnë leuçeminë limfocitare kronike (CLL) dhe limfomën jo-Hodgkin.
Sipas studimeve të fundit, Lenalidomidi nxit dhe rikuperon funksionin e sistemit imunitar në pacientët, me CLL nëpërmjet nxitjes së mbiprodhimit të molekulave bashkëstimuluese në limfocitet leuçemike për të rikuperuar imunitetin humoral dhe prodhimin e imunoglobinave, dhe përmirësimit të aftësisë së qelizave T dhe atyre leuçemike për të krijuar sinapse me limfocitet T.
Ky bar i përket një grupi barnash që veprojnë duke ndryshuar sistemin imunitar.