
HISTORIA JONË
Lekli Pharma është një kompani farmaceutike e përqendruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, Lekli Pharma ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë. Në 2015-ën, Lekli Pharma ngriti një qendër prodhimi për prodhimin e barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatese farmaceutike – përgatesë stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (solucione për përdorim oral, tableta, kapsula etj.)
Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 25 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik.


the greatest asset
MOTIVATED
AND
PROFESSIONAL
MANAGEMENT
TEAM
