Bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në preparate të tjera orale si Miltefosine (Antileishmaniozës).
Kahlermid (Lenalidomide),një derivat oral i thalidomidit, është një agjent antineoplastik që shfaq veprim antitumoral nëpërmjet një sërë mekanizmash, që përfshijnë aktivizimin e sistemit imunitar, frenimin e angiogjenezës, dhe efekte të drejtpërdrejta antineoplastike.
Ai është studiuar gjerësisht për trajtimin e mielomës multiple dhe sindromës mielodisplastike, si dhe çrregullimeve limfoproliferative që përfshijnë leuçeminë limfocitare kronike dhe limfomën jo Hodgkin.
RRETH LEKLI SH.P.K
LEKLI sh.p.k është një kompani farmaceutike e përqëndruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI sh.p.k ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.)
Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik.
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/