Newsroom
Covid-19 përditësim

Covid-19 përditësim

Shënim: Aktualisht, Klorokin është nën shqyrtim për përdorim si bar parandalues dhe trajtues i sëmundjes së Koronavirusit  2019 (COVID-19) (shihni ClinicalTrials.gov).  Deri më tani, siguria dhe efikasiteti nuk janë provuar; megjithatë, ne kemi përcaktuar një dozim paraprak bazuar në informacionin e disponueshëm publik (FDA 2020).
Shënim: Çdo 250 mg klorokin fosfat janë të barasvlershme me 150 mg klorokin bazë.

 

Sëmundja e Koronavirusit  2019 (COVID-19): Shënim: Të dhënat e disponueshme janë të kufizuara; doza e përcaktuar për trajtim është bazuar në Autorizimin për Përdorimin Urgjent të FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) në SHBA, me qëllim përdorimin e këtij bari te pacientët e shtruar në spital që nuk janë të përfshirë në prova klinike dhe që iu nevojiten barna nga Rezerva Strategjike Kombëtare. Aktualisht, nuk ka të dhëna në mbështetje të përdorimit si trajtim parandalues, megjithatë po kryhen studime për të vlerësuar rolin e këtij bari në profilaksinë pas ekspozimit për kontaktet e afërta dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

≥50 kg: Përdorim nga goja: 1 g (600 mg bazë) një herë në ditën e 1-rë, dhe më pas 500 mg (300 mg bazë) një herë në ditë si trajtim me kohëzgjatje të përgjithshme 4 deri në 7 ditë (FDA 2020).

Kemoprofilaksia e malaries: Përdorim nga goja : 500 mg (300 mg  bazë) çdo javë në të njëjtën ditë të secilës javë; përdorimi duhet të fillojë 1-2 javë përpara ekspozimit; duhet të vazhdohet gjatë kohës së qëndrimit në zonën endemike dhe për 4 javë pas largimit nga ajo zonë (CDC 2018).
Trajtimi i malaries së pakomplikuar: Përdorim nga goja: 1 g (600 mg bazë) në ditën e 1-rë, duke vijuar më pas me 500 mg (300 mg bazë) 6-, 24-, dhe 48 orë pas marrjes së dozës së parë. Shënim: Për trajtimin e P.vivax dhe P.ovale të ndjeshme ndaj klorokinës është e nevojshme terapia e shoqëruar nga 8-aminokuinolina (p.sh., primakuina) (CDC 2013).
Amebiaza ekstra-intestinale: Përdorim nga goja: 1 g (600 mg bazë) në ditë për 2 ditë, duke vijuar më pas me 500 mg në ditë (300 mg bazë) për të paktën 2 deri në 3 javë; mund të kombinohet me një amebicid intestinal.
Lupusi eritematoz (përdorim i pamiratuar): Nuk konsiderohet si agjent i linjës së parë. (Bezerra 2005; Lesiak 2008). Për shkak të gjasave të toksicitetit renal, nuk duhet të tejkalohet doza ditore prej 2.3 mg/kg/ditë klorokin fosfat  duke u bazuar në peshën trupore; dozat e ndërmjetme mund të përftohen duke i ndarë tabletat ose duke mos i marrë ato në ditë të caktuara të javës (AAO [Marmor 2016] )
Artriti reumatoid

Doza për të rriturit: Doza e zakonshme është një tabletë në ditë.

1
Lekli Pharma Headquaters
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
Fax: +355 42 374518
2
Production Facility
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
Lekli Pharma Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
Lekli Pharma Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account