Newsroom
BREAKING NEWS: Remdesivir – Veklury

BREAKING NEWS: Remdesivir – Veklury

Lekli Pharma do të jetē distributori eskluziv për VEKLURY (remdesivir) në Shqipëri.

 

Veklury 100 mg solucion për injektim.
Çdo flakon përmban 100 mg remdesivir.
Çdo mL përmban 5 mg remdesivir.

 

Përdoret:
Veklury përdoret për trajtimin e Coronavirus disease 2019 (COVID-19) te të rriturit, fëmijët (mbi moshën 12 vjeçare) dhe në të moshuar me peshë trupore mbi 40 kg, në rastet me pneumoni te pacientët që mbështeten me oksigjenoterapi.

 

RRETH LEKLI PHARMA

Lekli Pharma është një kompani farmaceutike e përqendruar në studimin e tregut dhe prodhimin e produkteve farmaceutike me kërkesë specifike, duke ofruar zgjidhje me porosi për nevojat specifike të pacientëve për të siguruar një furnizim të përshtatshme të barnave.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli.
Gjate këtyre viteve, Lekli Pharma ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, Lekli Pharma ngriti një qendër prodhimi për prodhimin e barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatese farmaceutike – përgatesë stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike ( solucione për përdorim oral, tableta, kapsula etj.)
Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 25 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik.
Për më shumë : www.leklipharma.com/en/

1
Lekli Pharma Headquaters
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
Fax: +355 42 374518
2
Production Facility
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
Lekli Pharma Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
Lekli Pharma Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account