Newsroom
Kahlermid L. (Lenalidomide) është produkti i parë i një historie të sukseshme bashkëpunimi me kompani lider në prodhimin e API.

Kahlermid L. (Lenalidomide) është produkti i parë i një historie të sukseshme bashkëpunimi me kompani lider në prodhimin e API.

Bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në preparate të tjera orale si Miltefosine (Antileishmaniozës).

Kahlermid (Lenalidomide),një derivat oral i thalidomidit, është një agjent antineoplastik që shfaq veprim antitumoral nëpërmjet  një sërë mekanizmash, që përfshijnë aktivizimin e sistemit imunitar, frenimin e angiogjenezës, dhe efekte të drejtpërdrejta antineoplastike.

 Ai është studiuar gjerësisht për trajtimin e mielomës multiple dhe sindromës mielodisplastike, si dhe çrregullimeve limfoproliferative që përfshijnë leuçeminë limfocitare kronike dhe limfomën jo Hodgkin.

 

RRETH LEKLI PHARMA
Lekli Pharma është një kompani farmaceutike e përqendruar në studimin e tregut dhe prodhimin e produkteve farmaceutike me kërkesë specifike, duke ofruar zgjidhje me porosi për nevojat specifike të pacientëve për të siguruar një furnizim të përshtatshëm të barnave.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, Lekli Pharma ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, Lekli Pharma ngriti një qendër prodhimi për prodhimin e barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.) Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 25 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik.
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

1
Lekli Pharma Headquaters
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
Fax: +355 42 374518
2
Production Facility
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
Lekli Pharma Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
Lekli Pharma Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account