Newsroom
LEKLI sh.p.k po punon për prodhimin e KLOROKIN L (klorokin fosfat) për trajtimin e pacientëve me COVID-19. LEKLI sh.p.k po punon për prodhimin e KLOROKIN L (klorokin fosfat) për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Foto: E.Meta

LEKLI sh.p.k në lufte me Koronavirusin vjen me një produkt të specializuar KLOROKIN L

Anëtarët e LEKLI sh.p.k në vijën e parë të luftës kundër virusit për t’u ardhur në ndihmë ofruesve të kujdesit shëndetësor me mënyra të reja për të ndihmuar pacientët e tyre.

 

Shqipëria po përballet me COVID-19 dhe për këtë LEKLI sh.p.k po punon fort për të sjellë javën e ardhshme, ditën e Hënë, më 13.04. 2020 KLOROKIN L (klorokin fosfat) për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

LEKLI sh.p.k, mbi bazën e recetës së mjekut, do të mundësojë Klorokin për çdo pacient që është i infektuar me COVID- 19 ose që i nevojitet Klorokin për profilaksi.
Klorokin fosfat është përdorur më parë për artritin dhe malarien, por ka shfaqur veprim dhe në simptomat e COVID-19, kjo sipas kërkuesve nga BE-ja, SHBA-të dhe Kina.
LEKLI sh.p.k është lider në prodhimin e “barnave specifike për pacientin” duke mbështetur ne FARMAKOPENË EUROPIANE 9.3 (Shtojca) 01/2018:2619 referuar Përgatitjeve farmaceutike të barnave të licensuara dhe të kontrolluara nga autoritetet kompetente si dhe barnat që prodhohen për nevoja specifike për çdo pacient në përputhje me rregullat e legjislacionit vendas, duke prodhuar për farmacitë dhe spitalet, dhe duke bërë përpjekjet maksimale gjatë kësaj pandemie që po sfidon ofruesit e kujdesit shëndetësor. Përfaqësuesit e LEKLI sh.p.k shprehen se janë kontaktuar nga mjekë dhe spitale në mbarë vendin, të cilët kërkojnë për formulime të posaçme të barnave që nuk mund të gjenden në formë të gatshme.
Në bisedë me Valbonën, ajo thekson se "Si farmacistë, i vetmi synim në këto momente është të jemi pranë pacientëve për t’u krijuar mundësinë e trajtimit dhe të profilaksisë. Kur u shpjegojmë pacientëve që bari është i mundur të formulohet dhe që ne jemi në gjendje ta prodhojmë atë, ky është një lehtësim i madh psikologjik dhe njëkohësisht u krijon atyre ndjenjën e sigurisë, duke na ndihmuar që të largojmë panikun te pacientët tanë.” Me marrjen e recetës së mjekut, farmacistët e LEKLI sh.p.k bëjnë të mundur prodhimin e KLOROKIN L. Ky bar vjen në formën e tabletës, kapsulës dhe solucion oral për përdorim nga goja.

Shqipëria numëron aktualisht mbi 500 të infektuar me Covid-19.
“Në emergjenca të tilla, përgatitja e preparateve të cilët janë te vështirë për t’u siguruar nga importi përben një mundësi reale dhe të domosdoshme ” thekson Dr. Gjeorgjina Lito, mjeke infeksioniste pranë Ekipit të Emergjencës për Covid -19. Ajo është një nga mjekët që rregullisht rekomandon përgatitje te tilla.
Shefja e prodhimit V. Hoti, thekson se KLOROKIN L nuk është një produkt i ri dhe se LEKLI sh.p.k prej vitesh prodhon formulime si tableta, kapsula dhe tretësira për përdorim nga goja mbi bazat e nevojave të farmacive dhe spitaleve. Studimet tregojnë se KLOROKIN L vepron për infeksionin me Covid- 19 duke përshpejtuar shërimin dhe duke ulur numrin e ditëve të qëndrimit në spital.

 

RRETH LEKLI SH.P.K

LEKLI sh.p.k është një kompani farmaceutike e përqëndruar në studimin e tregut dhe prodhimin e barnave për përdorim njerëzor.
Përvoja jonë në fushën e farmaceutikës fillon që nga viti 1986 dhe konkretizohet në themelimin e kompanisë në vitin 1991 nga Dr. Luan Lekli. Gjate këtyre viteve, LEKLI sh.p.k ia doli te rritet nga një shoqëri farmaceutike e mirënjohur në një kompani me prezencë përtej kufijve.
Në vite jemi specializuar në fushën e sëmundjeve të rralla, duke udhëhequr tregun dhe duke u siguruar që çdo pacient të mund të ketë një jetë më të mirë.
Në 2015-ën, LEKLI sh.p.k ngriti një qendër prodhimi të barnave oficinale, barna me përshkrim specifik dhe përgatesa farmaceutike – përgatesa stoku sipas Farmakopesë Europiane 9.3 (Shtojca) 01/2018: 2619, nga një gamë e gjerë dozimesh NPP dhe forma të ndryshme farmaceutike (tretësira, tableta, kapsula për përdorim nga goja etj.)
Përvoja jonë në tregun ballkanik është mbi 30 vite, gjatë të cilave kemi rrënjosur praninë tonë nëpërmjet operimit në Shqipëri dhe Kosovë.
Nëpërmjet ekipit tonë të motivuar, me përvojë dhe të fuqizuar të menaxhimit si dhe një teknologji bashkëkohore, ne udhëheqim tregun në fushat specifike të tregut farmaceutik. 
Për më shumë : www.leklipharma.com/al/

1
LEKLI sh.p.k Zyrat Qendrore
Blv. Bajram Curri, Nd.172,
H.8, 1010 Tiranë, Albania
+355 42 374517
+355 68 900 5483
[email protected]
2
LEKLI sh.p.k Prodhimi
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rr. Egnatia, Mbrapa Megatek,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5486
3
LEKLI sh.p.k Tiranë
Rr. Reshit Petrela,
Pall.14, H.21, 1010,
Tiranë, Albania
+355 68 900 5488
4
LEKLI sh.p.k Durrës
Rr. Aleksandër Goga,
2001 Durrës, Albania
+355 68 900 5489
Don't have an account yet? Register Now!

Sign in to your account